Gashi: Do t’i Padis Mediat që Përfolën Emrin Tim

Administratorja e Gjykatës Supreme të Kosovës. Ajna Gashi, paralajmëron se do ta konsiderojë padinë ndaj mediave që përfolën emrin e saj lidhur me bastisjen që ndodhi sot në Gjykatën Supreme.

“Në disa portale e lexova që është bastisë Gjykata Supreme dhe administratorja dhe se është bastisë lokacioni i administratores. Mua më vjen keq prej portaleve që kanë shkruar ngase ky është një lajm i pavërtetë”,  tha Gashi.

Ajna Gashi tha se ky lajm i pavërtetë e ka dëmtuar imazhin e saj.

“Më vjen keq sepse ky lajm luan rol në imazhin tim dhe më vjen keq prej personave që e kanë dëgjuar dhe kanë thirrë me mijëra herë brenda ore ngase mua më njohin… Ndoshta do t’i padis ato media që e kanë dhënë emrin tim gabimisht”, tha Gashi.

Megjithatë, Gashi pranoi se në Gjykatën Supreme ka ndodhur një bastisje dhe se një person është shoqëruar nga policia.

“Është bastisë një person në Gjykatën Supreme por ai është një person i shkrimores, të cilit i është bastisë zyra dhe pastaj e ka shoqëruara Policia në bastisje në shtëpi”, tha Gashi.

Administratorja Gashi tha se i personi i bastisur është punëtore e shkrimores që i pranon lëndët e natyrës penale.

Edhe Gjykata Supreme e Kosovës më vonë përmes zyrës për informim sqaroi se nuk bëhet fjalë për administratoren e Gjykatës por për personin me inicialet B.H., që është referente në këtë Gjykatë.

http://kallxo.com/bastiset-punetori-shkrimores-se-gjykates-supreme/