Foto: KALLXO.com

Gashi: Shoqëria civile jep mbështetje për të rikthyerit serbë në Klinë

Tahire Gashi, aktiviste e shoqërisë civile, e cila udhëheq organizatën joqeveritare “Zana” ka thënë se shoqëria civile jep mbështetje për të rikthyerit serbë në Klinë.

“Sa i përket bashkëpunimit, qoftë me Zyrën për Komunitete, qoftë me të kthyerat serbe, shoqëria civile ka një bashkëpunim të mirë dhe disa prej grave janë anëtare në organizatën “Zana” ku unë punoj dhe ato kryesisht merren me punë dore për shkak se janë me një moshë të shtyrë dhe nuk kanë perspektivë për ndonjë program të ri”, ka thënë Gashi.

Gashi mendon se institucion lokale dhe qendrore duhet të bashkëpunojnë përmes organizimit të aktiviteteve të përbashkëta për etnitë.

“Institucionet duhet të hartojnë një strategji, sepse nuk është që mungon bashkëjetesa, nuk është që nuk i kemi pritur mirë (të kthyerit) sepse qysh në vitin 2003-2004 Komunë e Klinës e ka pritur mirë komunitetin e kthyer dhe gjithmonë ka qenë bashkëpunuese dhe e hapur, po ashtu edhe shoqëria civile përmes aktiviteteve që organizojmë”, ka shtuar ajo.

Përveç tjerash Gashi ka thënë se mungesa e fondeve ajo që e pengon shoqërinë civile duke shtuar se institucioneve ju mungon iniciativa që të ulen në një tavolinë  për hartimin e një strategjie që do të kultivonte bashkëjetesën ndërmjet etnive të ndryshme në Kosovë.

Gashi ishte pjesëmarrëse në serinë e debateve #debatpernime të organizuar në Kamenicë për bashkëjetesën etnike ndërmjet shqiptarëve, serbëve dhe romëve.