Afrim Gashi, kryetar i Lëvizjes BESA - krahu i Shkupit - Foto: Rtv21

Gashi paralajmëron hyrjen në Qeverinë Zaev

Afrim Gashi, kryetar i Lëvizjes Besa – krahu i Shkupit mbrëmë ka qenë në takime me anëtarë dhe simpatizantë në Kërçovë, ku ka paralajëmruar se së shpejti partia e tij do të mund të bëhet pjesë e, siç tha, Qeverisë reformatore të kryeministrit Zoran Zaev.

“Kjo ndodhë pasi Maqedonia lëviz me sukses drejt strukturave Euro-Atlantike dhe ky moment na bën më optimistë”, ka thënë Gashi.

Gashi paralajmëroi se takime të ngjashme ditëve në vijim do të realizojë edhe me degët partiake në qytetet e tjera, shkruan TV21./21Media