Foto: KALLXO.com

Gashi mohon se është gjetur trup tjetër në Lepenc

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt Agim Gashi mohoi se është gjetur ndonjë trup tjetër i pajetë në Lepenc.

“Zyrtarisht u them se nuk ka asgjë. Ju lutem mos u merrni me dezinformata”, tha Gashi për KALLXO.com.

Ai deklaroi se po bëhen kërkime për gjetjen e trupit të policit Armend Trena.

“Është vend ku është duke u hetuar dhe duke u kërkuar. Në momentin e parë që ka diçka dhe që është relevante për publikun unë do t’ju njoftoj me kohë”, tha Gashi.

Dy policët Armend Trena e Malsor Gashi ranë në Lepenc të shtunën derisa po qarkullonin nëpër magjistralen Kaçanik- Hani i Elezit.

Dje u gjet trupi i pajetë i Malsor Dashit, ndërsa ai sot është varrosur.