Arben Gashi, LDK

Gashi: Investimi në autostrada po i largon të rinjtë nga Kosova

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, tha se ikja e qytetarëve nga vendi është për shkak se nuk ka investime të duhura.

“Investimet kryesore janë në autostrada, në Prishtinë-Prizren, Prishtinë-Shkup, Gjilan-Podujeve, Istog-Prizren etj. Kujt i duhen këto ndërkohë që i këqyr shtete e tjera madje edhe fqinjët kanë autostrada për numër banori për kapacitet ekonomik ma pak se na, ku po shkojmë?”, tha Gashi.

Ai shtoi se ka mungesë të shkollave dhe çerdheve në Kosovë.

“Mungon lidershipi, mungon guximi se qysh dëshirojmë me drejtu vendin, mungon me thënë që duhet me bë mësimin gjithë ditor në Kosovë mungon që duhet me pasë çerdhe publike për secilin fëmijë, mungon guximi që kemi me garantu se kontrata e punës ka mu respektu në sektorin privat”, tha deputeti.

Gashi tha se investimi në autostrada po i largon të rinjtë nga Kosova.

“Ne investojmë në autostrada e fëmijën s’ki ku e çon në çerdhe publike në shkollë sepse tri orë shkon. Ne s’jemi konkurrues dhe njerëzit po i ndjejnë ata, nuk i po artikulojnë, në secilën ditë të jetës së tyre dhe janë lodhë prej kësaj pakënaqësie”, tha ai në seancën e jashtëzakonshme, të thirrur pas lajmeve se numër i madh i të rinjve po largohen nga vendi.