Gashi - Llabjani

Gashi e kryetari i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës në diskutuan mundësitë për investime në Kosovë

Zëvendës kryeministri / Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi ka pritur në një takim kryetarin e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Angli, Artan Llabjani, i cili njëkohësisht është zgjedhur edhe në funksionin e kryetarit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare për gjithë Evropën.

Gjatë takimit miqësor, u diskutuan modalitetet e bashkëpunimit mes këtij Rrjeti dhe Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, me theks të veçantë në projektet investive në Kosovë. Të gjitha këto me synim të rritjes së mirëqenies së qytetarëve të Kosovës dhe krijimit të kushteve sa më të favorshme për bizneset e diasporës për të investuar në Kosovë.

“Ne diskutuam projekte të rëndësishme që duhet të realizohet, e jo të mbetet vetëm si ide. Në Kosovë kemi një numër të madh të bizneseve të vogla dhe të mesme, por edhe të mëdha nga diaspora. Një përqindje e madhe e prodhimit që bëhet në Kosovë është nga kompani të diasporës”, tha ministri Gashi.

Nga ana tjetër, Artan Llabjani vlerësoi bashkëpunimin e deritashëm.

“Theksova se Rrjeti mund të luajë një rol të madh për të zhvilluar marrëdhëniet ekonomike dhe diplomatike mes Kosovës dhe vendeve ku jeton diaspora jonë”, tha ai.