Arben Gashi, LDK

Gashi: Dy deputetë nga LDK munguan në seancë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Arben Gashi ka deklaruar se në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita mungonin dy deputetë nga LDK.

“Seanca dështoi se nuk ishte kuorumi i gatshëm për me mbajtë seancën. Ne kishim mungesë dy deputetë, njëri për arsye shëndetësore se është në dializë për tjetrin nuk kemi arsye”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se nesër do të jetë një tentim i ri për të marrë vendi në interes të tërësisë territoriale të Kosovës.

“Shpresoj që shumica e deputetëve të jenë prezentë ose minimumi kritik prej 61 deputetëve për të filluar seancën dhe për të marrë vendimin e duhur”, ka potencuar Gashi.

Gashi ka theksuar se nëse NISMA beson që territori i Kosovës është në rrezik të gjithë deputetët e saj duhet të jenë prezent në sallën e Kuvendit të Kosovës.

“Nuk diskutohet kështu, mendoj që diskutimi, a besojmë që territori i Kosovës është në rrezik dhe a besojmë që bashkërisht duhet me ndalë këtë rrezik për territorin e Kosovës. Nëse Nisma beson që këto dyja janë të vërteta, të gjithë deputetët duhet të jenë prezent në seancë dhe me votu një rezututë që e ka vetëm një rresht e cila thotë se nuk i lejohet askujt, as presidentit të Kosovës dhe askujt tjetër në Kosovë që të diskutoj për tërësinë territpriale të Kosovës dhe për kufijtë e Kosovës”, ka përfunduar Gashi.

Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita do të vazhdoj nesër nga ora 10:00.