Jeton Mehmeti
GAP: Importi i veturave të vjetra, nuk është në favor të qytetarëve
30.11.2018 - 00:00
Iniciativa për heqjen e limitit të vjetërsisë së veturave që importohen në Kosovë po kundërshtohet nga Insitituti GAP.
Hulumtuesi i këtij instituti, Jeton Mehmeti dha shifra mbi importin e veturave të vjetra në Kosovë.
“Sipas të dhënave nga dogana gjatë 2018, në 8 mujorin e parë ka pasë rreth 8 mijë vetura të vjetra të importuara më pak sesa vitin e kaluar. Ka një iniciativë që të ndryshohet ligji që rritë limitin e viteve të veturave të importuara”
Ai shtoi se njerëzit duhet ta kuptojnë disavantazhin e lejimit të importit të veturave të vjetra.
“Ajo që duhet të shpjegohet është që importi i veturave të vjetra nuk është në favor të qytetarëve”, tha Mehmeti.
Diskutimin e plotë mbi këtë çështje mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: