Galeria Kombëtare sjellë rrëfimet e artisteve në vitet e rezistencës

Galeria Kombëtare e Kosovës do të sjellë nesër, më 23 shkurt 2019,  debatin e katër me radhës, “Artistet gra gjatë rezistencës së viteve të 90-ta në Kosovë”,  me krijueset: Blerta Zeqiri, Igballe Rogova, Safete Rogova, Zake Prelvukaj.

Përmes një njoftimi GKK bën të ditur se debati do të mbahet duke filluar nga ora 12:00, ndërsa krijueset do të rrëfejnë historitë e tyre  më të veçanta gjatë kohës së rezistencës së viteve të ’90-ta të shekullit të kaluar.

Debati mbahet në kuadër të ekspozitës “Burrneshat” dhe do të moderohet nga Zana Hoxha Krasniqi, e cila do të ndajë përvojën e saj me “Artpolisin”, e njohur për organizimin e disa edicioneve të Festivalit ‘FEMART’.