Galeria Kombëtare miraton programin e ekspozitave për 2019-ën

Dhjetëra ekspozita kolektive dhe personale, por edhe bashkëpunime ndër institucioneve me Shqipërinë dhe me vende tjera, do të zënë vend në programin artistik për 2019 në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Këshilli i GKK-së ka vendosur për ekspozitat të cilat do të prezantohen brenda kornizës programore për vitin 2019.

Përveç ekspozitave grupore tani më tradicionale të GKK, Edicioni XVI-të i ekspozitës ndërkombëtare “Gjon Milili” dhe Artistët e Rinj në edicioni III-të, KD i GKK-së për 2019 ka përzgjedhur edhe një sërë propozim-projektesh që do të realizohen gjatë vitit të ardhshëm, si: “Muslim Mulliqi-vizatime”, kuruar nga Visar Mulliqi; Projektin kuratorial të Ardian Isufi & Elton Koritari, një bashkëpunim me Shqipërinë; artistja Majlinda Kelmendi do të ketë një ekspoiztë individuale me vepra të kuruara nga Ardian Isufi&B17 architects.

Gjatë 2019 GKK-ja ka përzgjedhur edhe ekspozitën “Gjelosh Gjokaj” e cila do të realizohet në bashkëpunim me Muzeun e Malit të Zi, me kuratore Selma Gjekoviç dhe perceptions :”Burrneshat” , British Council, kuruar nga Arta Agani.

Po ashtu në 2019 do të organizohen edhe, Projekt kuratorial Filloart, Arian Berisha, IRWIN, Koleksioni i artistëve francez, nga Muzeu i Arteve Bashkëkohore të Shkupit.

Pastaj shkëmbim të i ekspozitave me Galerinë Kombëtare të Shkupit, ndërsa një shkëmbim i ekspozitave është paraparë të realizohen në bashkëpunimi me Bosnje dhe Hercegovinën.

Një ekspozitë do të realizohet edhe në 40 vjetorin e themelimit të GKK, ndërsa në kuadër të programit artistik të GKK-së për 2019 do të ketë edhe programe edukimit, pastaj programi i Ligjëratës dhe Debatit, Bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës dhe programi i Hulumtimit.