Galeria e Arteve hap sot ekspozitën ‘Artistët e rinj 2019’

Galeria Kombëtare e Kosovës hap sot në mbrëmje  =ekspozitën e finalistëve të edicionit të tretë të çmimit “Artistët e rinj”.

Ceremonia e hapjes mbahet në orën 20:00 në GKK, ndërsa edicioni i sivjetmë i kësaj ekspozite është pjesë e aktiviteteve 20/20 me rastin e njëzetvjetorit të çlirimit të qytetit të Prishtinës.

Ekspozita është kuruar nga Zeni Ballazhi, ndërsa prezantohen janë 6 finalistet: Adea Pula, Arbnor Karaliti, Brilant Milazimi, Dion Zeqiri, Fidan Bejtullahu dhe Valdrin Thaqi.