Ilustrim

Fushë Kosovë - Ia vjedhin lopët nga stalla

Një rast i vjedhjes së rëndë është regjistruar gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë.

Siç bën të ditur Policia në raportin e fundit, një qytetari i janë vjedhur dy krerë lopë nga stalla e tij.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka njoftuar se nga të dyshuar të panjohur në stallën e tij i janë vjedhur dy krerë lopë. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Nuk raportohet për asnjë person të arrestuar lidhur me këtë rast.