Foto: Ilustrim

Fushë Kosovë, i digjet shtëpia në rrethana të panjohura

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Henc të Fushë Kosovës një qytetari në rrethana të panjohura i është djegur një pjesë e shtëpisë.

Sipas raportit të policisë njësitë policore  kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa zjarrfikësit e kanë shuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:30.