Fushë Kosovë, gruaja e denoncon burrin në polici për dhunë

Një grua në Fushë-Kosovë ka raportuar për dhunën të cilën e ka ushtruar bashkëshorti i saj në të.

Sipas njoftimit të policisë, dje rreth orës 12:00, viktima ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Si pasojë e sulmit nga bashkëshorti, viktima ka pësuar lëndime trupore për të cilat ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Në njoftimin e policisë, nuk raportohet se është arrestuar i dyshuari për këtë rast. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.