Fushë Kosovë, dëmtohen tri vetura të KEDS-it

Tri vetura të kompanisë KEDS të llojit Renault janë dëmtuar gjatë ditës së djeshme.

Kështu ka bërë të ditur Policia sot, pasi që një person është ankuar tek ta.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë dhe veturave u janë dëmtuar parafangot derisa gjendeshin në parkingun e kompanisë.

Policia thotë se ende nuk ka të arrestuar për ngjarjen.