Foto: Ilustrim

Fushë Kosovë- arrestohet zyrtari i gjendjes civile për falsifikim

Një zyrtar i gjendjes civile në Fushë-Kosovës është arrestuar gjatë ditës së djeshme për keqpërdorim të detyrës zyrtare, falsifikim të dokumenteve dhe legalizim i përmbajtjes së rreme.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar pasi i njëjti në mënyrë të kundërligjshme në sistemin elektronik të gjendjes civile kishte futur të dhënat dhe i kishte mundësuar të dyshuarit, shtetas serb,  të pajiset me letërnjoftim dhe pasaportë të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.