Foto: Ilustrim

Fushë- Kosovë, arrestohen pesë persona për rrahje mes vete

Pesë persona janë arrestuar dje në fshatin Lismir të Fushë- Kosovës pasi të njëjtit janë përfshirë në një rrahje.

Sipas njoftimit të policisë, katër nga ë arrestuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje ndërsa i arrestuari i pestë është liruar pasi që i njëjti vullnetarisht ka dorëzuar në polici një armë me gjashtë fishekë e cila është përdorur për kanosje.

Në njoftim thuhet se si pasojë e rrahjes që ka ndodhur të gjithë të dyshuarit dhe një person tjetër kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë marrë tretman mjekësor.