Fushë Kosovë: Arrestohen dy burra për dhunë në familje

Policia e Kosovës njofton se në Komunën e Fushë Kosovës janë raportuar dy raste dhunës në familje.

Sipas policisë një grua ka informuar se pas një mosmarrëveshje bashkëshorti i saj i dyshuari në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike.

Tutje policia sqaron se viktima nuk ka pranuar të marrë tretman mjekësor dhe e njëjta ka shkuar tek familjarët e saj.

Ndërsa i dyshuari sipas policisë me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërsa në rastin tjetër, policia njofton se ka arrestuar një burrë të dyshuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

Tutje policia sqaron se viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.