Gjykata Themelore në Pejë - Foto: KALLXO.com

Furrtari në gjykatë pasi vendosi tavolina në sipërfaqe publike

Smajl Temaj, pronar i furrës së bukëve “Liria”, u paraqit në gjykatë me kërkesë të inspektoratit komunal pasi që kishte vendosur tavolinat në sipërfaqe publike pa leje paraprake të organeve komunale.

Temajt inspektorët ia kishin tërhequr vërejtjen duke i rekomanduar që të pajisej me leje përkatëse, mirëpo i njëjti nuk e kishte bërë një gjë të tillë dhe kishte vazhduar me vendosjen e tavolinave jashtë lokalit.

I njëjti pranoj para gjykatës se atë ditë kishte pasur kontrolle nga inspektorët dhe se tani është pajisur me lejen përkatëse.

“Kemi pas një kontroll nga ana e inspekcionit komunal, në subjektin tim afarist, ashtu që me rastin e inspektimit është konstatuar se para lokalit vendosja e dy tavolinave, për çka edhe jam obliguar që brenda afatit 10 ditësh të pajisem me leje, pranë drejtorisë për pronësi ligjore të komunës së Pejës”, tha Temaj.

“Andaj e njoftoj gjykatën se tani jam pajisur me lejen e cila ia lejon subjektit tim vendosjen e dy tavolinave para lokalit”, deklaroj i pandehuri.

Sipas kërkesës së inspektoratit komunal, gjatë inspektimit tek furra “Liria “, ishin te vendosura tavolina pa lejen e organit komunal, kjo edhe pasi që inspektori ia kishte tërhequr vërejtjen.

‘’Ky grant financohet nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).’’