Foto-ilustrim nga një protestë e gazetarëve në Prishtinë.
Fund Mosndëshkimit të Krimeve Kundër Gazetarëve
02.11.2017 - 07:39
Sot shënohet Dita ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve. Për të shënuar këtë ditë, OSBE organizon panelin e diskutimit me gazetarë, përfaqësues të organeve të zbatimit të ligjit dhe prokurorisë.
Temë e panelit do të jetë “Siguria e gazetarëve dhe roli i organeve të zbatimit të ligjit dhe institucioneve të drejtësisë për t’i dhënë fund mosndëshkimit për krime kundër gazetarëve”.
Ngjarja do të fillojë në orën 10:00 në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së.