FSK zhvillon ushtrimin fushor 'UJKU' në Istog - FOTO

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se kompania 2C e Batalionit të Dytë të FSK-së, ka zhvilluar ushtrimin fushor “UJKU 01/19”, në Istog.

Sipas njoftimit, ky ushtrim është kryer në kuadër të planit të trajnimeve dhe aktiviteteve për vitin 2019, ku Batalioni i Dytë të Brigadës së Reagimit të Shpejtë (BRSH-së), ka zhvilluar ushtrimin fushor nga 19 deri 21 mars dhe gjithashtu është përmbyllur trajnimi “Gjenerimi i Forcës”, i cili ka filluar me 14 janar të këtij viti.