Parakalimi i FSK-së

FSK Veç 200 Mijë Euro për Municion

Sipas Projektligjit për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017 për municion të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), janë paraparë vetëm 200 mijë euro.

Ndërsa, shpenzimet për municion të FSK-së është paraparë të shënojnë rritje të madhe në dy vitet e ardhshme.

Kështu, për municione më 2018 vlerësohet se do të shpenzohen 1 milion e 473 mijë euro. Kurse, në vitin 2019, parashihet të shpenzohen 3,537,538 euro. Pra, shuma totale për periudhën 2017-2019, për municione të FSK-së, parashihet të jetë 5,210,538 euro.

Projektligji për buxhetin e vitit 2017 pritet të hyjë në rend dite të Kuvendit të Kosovës këtë javë.

Më 31 tetor, Qeveria e Kosovës e miratoi Projektligjin për buxhetin e vitit 2017 prej 2 miliardë eurosh.

http://kallxo.com/buxheti-2017-parasheh-qender-emergjente-dhe-stadium-nacional/

Zyra për Informim e FSK-së nuk ka kthyer përgjigje në pyetjen nëse ky institucion ka shpallur tender në lidhje me municionin.