FSK në trajnimin në Gjermani, Foto: FSK

FSK pjesë e ushtrimit të përbashkët në Gjermani

Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të bashkëpunimit dypalësh me partnerët ndërkombëtarë është duke marr pjesë në Ushtrimin e Përbashkët KFOR 26, në Hohenfels të Republikës Federale të Gjermanisë.

FSK ka njoftuar se ky ushtrim që organizohet për çdo vit ka për qëllim përgatitjen e nevojshme të njësive me mision në kuadër të KFOR-it.

“Kontingjenti i FSK-së, në këtë ushtrim po merr pjesë me 12 pjesëtarë në detyra të specifikuara si: Shtabi i FSK-së, Njësia e EOD-së dhe MKAB-së”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se pjesëtarët  e FSK-së janë akomoduar në Bazën e Ushtrisë Amerikane në Hohenfels, e cila njëherësh është bazë ku realizohen të gjitha trajnimet ndërkombëtare më fokus të veçantë Evropën.

“Ushtrimi po zhvillohet në pesë faza: Arritja, Zbarkimi, Trajnimi, Ushtrimi dhe Rigjenerimi. Tani është duke u zhvilluar faza e tretë, ku njësitë e FSK-së, deri më tani kanë marrë pjesë në stërvitjet e organizuara nga homologët e njësive përkatëse kryesisht të ushtrisë amerikane (Stërvitje për njësitë e EOD-së dhe MKAB-së), ku nëpërmjet skenarëve kanë kryer të gjitha koordinimet dhe përgatitjet me qëllim që njësitë të jenë të gatshme për përmbushjen e misionit gjatë ekzekutimit të ushtrimit”, thuhet në fund të njoftimit.

FSK në trajnimin në Gjermani, Foto: FSK
FSK në trajnimin në Gjermani, Foto: FSK
FSK në trajnimin në Gjermani, Foto: FSK