Flamuri amerikan - Foto: REL/Shutterstock

FSK ngrit Flamurin e ShBA-së për të shënuar '4 Korrikun - Ditën e Pavarësisë'

Në nderim të 4 korrikut – Ditës së Pavarësisë së ShBA-së, sot Garda Ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës – FSK do ta bëjë ngritjen e flamurit amerikan në sheshin që mban emrin e ish-presidentit Bill Clinton.

Aktiviteti organizohet nga Shoqata “Miqtë e Amerikës” dhe FSK.

Kurse Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett dhe zonja Alison Kosnett, do të jenë nikoqirë të pritjes që do të mbahet për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së mbahet koncert në Ferizaj.