FSK-ja ndihmon me kërkimet në rrënojat e hotelit 'Adriatik'

Kërkimet për një person që dyshohet se gjendet nën gërmadhat e hotel ‘Adriatikut’ po vazhdojnë edhe në këto çaste.

Në një deklarim për KALLXO.com, Nehat Bahtiri, drejtor i drejtorisë për emergjenca ka thënë se për ndihmë kanë thirrur edhe FSK-në.

“Po, në momentin që kam shkuar në vendin e ngjarjes e kam vlerësuar se në ndihmë duhet të vijë edhe FSK. Aty është FSK dhe kërkimi po vazhdon”, ka thënë Bahtiri.

Sipas tij, në kërkim janë angazhuar edhe zjarrfikësit dhe njësi nga Policia e Kosovës.

KALLXO.com në vazhdimësi po raporton për shembjen e një pjese të hotelit në qendër të Mitrovicës.

https://kallxo.com/shembjet-e-objekteve-ne-mitrovice-e-fushe-kosove-reagon-kryeministri-i-vendit/