Federata Skitare e Kosoves
FSK dhe KFOR analizojnë gjendjen e pistave të skijimit në Brezovicë
Njësitet e KFOR-it dhe FSK-së, me ftesë të Ushtrisë së Kosovës po qëndrojnë sot në Qendrën e Skijimit në Brezovicë për të parë gjendjen e pistave të skijimit.
Në një njoftim të Federatës Skitare të Kosovës thuhet se ekipet e KFOR-it dhe FSK-së po analizojnë gjendje momentale të pistave të skijimit si dhe lokacioneve të cilësuara si me rrezikshmëri të lartë dhe mesatare. Cilësim ky i bërë në bazë të analizave të bëra ditën e diele nga FSK dhe Ushtria e Kosovës.
Të shtunën, gjatë skijimit në Brezovicë vdiq zëvendësministri i Ministrisë së Diaspors, Arian Daci, si pasojë e një orteku bore në malet e Brezovicës.
Në momentin e shembjes së ortekut, Arian Daci ishte me një shok të tij, i cili u shpëtua në çastet e fundit.
Dy ditë më parë, Qeveria e Kosovës i ka ndarë 15 mijë euro për familjen e ish Zëvendës Ministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci.
https://kallxo.com/qeveria-15-mije-euro-per-familjen-e-arian-dacit/
.