Gjykimi per droge - 25.03.2019 - KALLXO

Fshehu drogën në brekë, gjakovari dënohet me 1 vit burgim

Leon Elezi i akuzuar për përdorim të narkotikëve, dënohet me 1 vit burgim me kusht dhe me gjobë prej 600 euro.

Ky dënim prej një viti nuk do të ekzekutohet nëse brenda dy viteve nuk kryen vepër tjetër penale.

Poashtu gjyqtari i çështjes Shaqir Zika, ia shqiptoi edhe dënimin plotësues për konfiskimin e narkotikëve.

Sipas aktakuzës Elezit i ishin gjetur 9.31 gram drogë.

https://kallxo.com/gjakove-fshehu-drogen-ne-te-brendshme-e-kisha-per-perdorim-personal/

Elezi fillimisht ishte ngarkuar nga Prokuroria me akuzën e blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të substancave narkotike, mirëpo pastaj prokurori i rastit Ali Uka kishte bërë ricilësimin e veprës penale në përdorim ose posedim të narkotikëve.

Sipas aktakuzës, Leon Elezi në tetor të vitit të kaluar ishte ndaluar me makinë nga personat zyrtarë, dhe të njëjtit i janë gjetur katër qese najloni të mbushura me marihuanë.

Aktakuza shpjegonte se këto qese i kishte fshehur në të brendshme në pjesën e pasme të prapanicës, të cilat janë sekuestruar nga personat zyrtarë.

https://kallxo.com/i-akuzuari-per-droge-insiston-se-nuk-e-kishte-per-shitje/

.