Pamje nga Istogu | Foto: KALLXO.com

Fshatrat e Istogut pa Rrymë për Shkak të Erës

Era e fuqishme që fryu mbrëmë në Dukagjin ka lënë pa rrymë dhe me dëme në rrjet disa fshatra të Istogut.

Lajmin për dëmet në rrjet dhe mungesën e rrymës në disa fshatra të Istogut e bërë të ditur për KALLXO.com Bedri Hasanaj, drejtori i shërbimeve publike në këtë komunë.

“Shkaku i erës ka pasur dëme edhe në Komunën e Istogut, kryesisht në fshtrat në pjesën jugore është dëmtuar rrjeti elektrik”, tha drejtori Hasanaj.

Ai tregoi se cilat fshatra të istogut kanë mbetur pa rrymë.

“Nga fshati Rakosh deri te fshati Kaliçan, aktualisht s’ka energji elektike”, tha Bedri Hasanaj.

Ai deklaroi se ekipet komunale dhe ato të KEDS-it ndodhen në terren.

“Ekipet komunale emergjente kanë dalë në terren bashkë me ekipet e KEDS-it për t’i evituar dëmet në rrjet dhe shtylla elektrike”, tha drejtori Hasanaj.

Edhe në fillim të këtij viti në Istog pati dëme nga era dhe reshjet e borës.

http://kallxo.com/bora-e-era-shkaktojne-kaos-ne-istog/

KALLXO.com shkroi sot edhe për dëmet nga era në Deçan.

http://kallxo.com/era-rrezon-minaren-e-xhamise-ne-decan/

http://kallxo.com/telat-e-rrymes-neper-toke-keds-intervenon/