Ilustrim: Poqi elektrik

Fshatrat dhe qytetet ku nesër ndalet rryma

Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka publikuar orarin dhe vendet ku nesër do të ketë ndërprerje të rrymës.

Në njoftim, KEDS thotë se ndërprerjet do të bëhen për shkak të punimeve investive.

Këto janë planet sipas rajoneve të vendit:

Në rajonin e Prishtinës, për shkak të punimeve investive, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në:

NS 35/10kV Fushë- Kosova ll:
• TS 10/0.4 kV Al-Trade Center  (Kodi:15018015187)  prej orës 09:00-11:00

Vendet: Banesat e Apollonisë.

Arsyeja: Lidhja e kthinës dalëse 10(20) kV dhe panelit të 0.4 kV.

2.
NS 110/35/10 kV Prishtina 1:
•    TS 10/0.4 kV Kalabria 1&2 (Kodi: 10000007076, 10000007077)  prej orës 13:00 deri në ora 16:00

Vendi: Një pjesë e lagjes Kalabria.

Arsyeja e ndërprerjes: Lidhja e kabllove në ormana.

Në rajonin e Prizrenit, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit. Ndërprerje të rrymës do të ketë në :

NS 110/10kV Prizren 3:

  • Dalja 10 kV Levisha (Kodi: 31000012) 10:00 – 12:00

Vendet: Levisha, Sporti, Njegoshi, Aradha e Sharrit, Ujësjellësi, qyteti, Jabllanica dhe Novoselani.

Arsyeja: Kontrollimi i nënstacionit dhe shtimi i vajit në transformator.