Ilustrim: Poqi elektrik

Fshatrat dhe qytetet ku nesër do të ndalet rryma

Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka publikuar orarin dhe vendet ku nesër do të ketë ndërprerje të rrymës.

Në njoftim, KEDS thotë se ndërprerjet do të bëhen për shkak të punimeve investive.

Këto janë planet sipas rajoneve të vendit:

Në rajonin e Prishtinës, për shkak të punimeve investive, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në:

NS 35/10kV Fushë- Kosova ll:
• TS 10/0.4 kV Al-Trade Center  (Kodi:15018015187)  prej orës 09:00-11:00

Vendet: Banesat e Apollonisë.

Arsyeja: Lidhja e kthinës dalëse 10(20) kV dhe panelit të 0.4 kV.

NS 110/35/10 kV Prishtina 1:
•    TS 10/0.4 kV Kalabria 1&2 (Kodi: 10000007076, 10000007077)  prej orës 13:00 deri në ora 16:00

Vendi: Një pjesë e lagjes Kalabria.

Arsyeja e ndërprerjes: Lidhja e kabllove në ormana.

Në rajonin e Prizrenit, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit. Ndërprerje të rrymës do të ketë në :

NS 110/10kV Prizren 3:

Dalja 10 kV Levisha (Kodi: 31000012) 10:00 – 12:00

Vendet: Levisha, Sporti, Njegoshi, Aradha e Sharrit, Ujësjellësi, qyteti, Jabllanica dhe Novoselani.

Arsyeja: Kontrollimi i nënstacionit dhe shtimi i vajit në transformator.

Për shkak të projekteve investuese në rajonin e Pejës do të ketë ndërprerje në këto pjesë:

Në TS 110/10kV Klina do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Klinavci (Kodi: 52000002) prej orës 10:00 deri në ora 12:00  dhe prej ores
14:00 deri në ora 16:00

Vendet: Klinavc, Gjurgjevik i Vogël, Kërnicë, Shtupel, Bingjë, Grapc, Leskoc, Krushevë e Vogël, Radulloc, Pataqan, Zllakuqan, Krushevë e Madhe, Ranoc, Berkovë dhe Rudica.

Arsyeja e ndërprerjes: Demontimi i linjës 10kV të rrjetit ekzistues.

Në rajonin e Ferizajt do të ketë ndërprerje për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit:

Në LP 35/10 kV Kaçniku do të ketë ndërprerëje totale:(Kodi: 40043) prej orës 11:00 deri në ora 14:00

Vendet: rr. Emin Duraku, Rr e UÇK-së, lagjja Ramadan Agushi, Vakufi, Shtëpia e mallrave, Teqja, Policia dhe Kuvendi Komunal, Fabrika “Lepenci”, Doganaj, Duraj, Kaçaniku i Vjetër, Stagovë, Begrac, Elezaj, Kërbliqi, Leskovici, Drenusha, Rakoci, Sanatoria, Llanishta, Gjurgjedelli, Runjeva, Hekurudha, Kisi, Lagje e re, Lagjja Dushkaja, Stacioni  Hekurudhor, Stacioni i Autobuseve, Sheshi Ismajl Raka qendear, P-8, Bobi, Ivaja, Kotlina, Laqi, Bushi, Pusteniku, Strazha, Voskopoja,Trupaj,Trimor,Bicaj (Biqevc), Pallosh (Biqevc), Nikaj, Tushaj – Soponica,Malsi (Malzez), Vata, Nikaj dhe bizniset private.

Arsyeja e ndërprerjes: Vendosja e platformave për lejlekët ( llojit të mbrojtur me ligj) në dy shtyllat elektrike të largpërçuesit të Kaçanikut bazuar në kërkesën e Ministrisë së Mjedisit për Planifikim Hapësinor.

Edhe në rajonin e Gjilanit do të ketë ndërprerje për shkak të punimeve në projekte investive:

Në TS 110/20(10) kV Kamenica do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Muqiverci (Kodi: 62000011) prej orës 10:00 deri në ora 17:00

Vendet: Berivojcë, Qarrakofc, Dajkovc, Shipashnicë e Ulët, Muçivërc, Rogoçicë, Novosellë, Karaçevëa e Ulët dhe e Epërme.

Arsyeja e ndërprerjes: Vendosja e ndarësit dhe ngritja e dy shtyllave 12m.