Foto: Qëndron Kastrati/Facebook

Fshati i Kamenicës bëhet me energji elektrike pas 17 viteve

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka njoftuar se nga sot fshati Svircë ka filluar të furnizohet me energji elektrike.

Sipas Kastratit, furnizimi me energji elektrike për këtë fshat ka ardhur pas 17 viteve.

“Pas 17 viteve në errësirë, nga sot fshati Svircë furnizohet me energji elektrike”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Më tej ai ka thënë se familjet banuese në këtë fshat, nuk do të kenë më nevojë për llamba me vajguri e dritë qirinjsh.

Foto: Qëndron Kastrati/Facebook
Foto: Qëndron Kastrati/Facebook