'Freskia e vikendit', ajër i ndotur në Obiliq (FOTO)

Ndonëse ende është verë dhe vikendet shfrytëzohen për dalje në natyrë, qytetarët e Komunës së Obiliqit e kanë pothuajse të pamundur ta bëjnë këtë.

Kjo për shkak të ajrit të ndotur nga tymi i madh që lëshojnë termocentralet e KEK-ut që gjenden në këtë komunë.

Një qytetar ka dërguar disa fotografi në KALLXO.com ku shihet një re e madhe e tymit që lirohet nga termocentralet.

Tymi i liruar ndikon drejtpërdrejt dhe në nivelin e ajrit të pastër.

Ajri i ndotur në Obiliq Foto: KALLXO.com
Ajri i ndotur në Obiliq Foto: KALLXO.com
Ajri i ndotur në Obiliq Foto: KALLXO.com
Ajri i ndotur në Obiliq Foto: KALLXO.com
Ajri i ndotur në Obiliq Foto: KALLXO.com