Aktivistët e Vetëvendosjes të akuzuar për sulmin kundër Kuvendit. Foto: Facebook

Frashër Krasniqi: Rasti Ndaj Aktivistëve ‘Turpi i Drejtësisë’

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, ka shkruar në profilin e tij në “Facebook” pas lirimit nga paraburgimi ditën e sotme.

Ai edhe njëherë ka përsëritur se kanë qenë duke e vuajtur dënimin për një vepër që nuk e kanë kryer.

Madje ai i ka shtruar disa pyetjet për gjykatësin Beqir Kalludra dhe siç e quan ai, Klanin Pronto.

Për rastin ndaj tij edhe aktivistëve të tjerë, Krasniqi thotë se do të mbetet në histori si “turpi i sistemit të drejtësisë”.

Ky është postimi i plotë i Frashër Krasniqit:

“Gjykata e Apelit na liroi nga burgu ku po vuanim dënimin për një vepër që nuk e kishim kryer.

Çka do të thotë sot dhe nesër Beqir Kalludra dhe Klani Pronto që e porositen të na dënojnë?

Çka do t’i thonë familjes Dehari që ua kthyen djalin në arkivol?

Çka do t’i thonë nesër Arsës së vogël kur ajo të pyet për babain e saj?

Çka do t’ju thonë nënave tona që për 3 muaj vuajtën duke pritur djemt e tyre pa shpresën që do t’i shohin me vite të tëra?

Çka do t’iu thonë qytetarëve të Kosovës që ua kanë humbur cdo shpresë që mund të ketë drejtësi në këtë vend?

Rasti i montuar ndaj nesh do të mbetet në histori si turpi i sistemit të drejtësisë në këtë vend. E ata që e mbuluan vendin tonë me turp, shumë shpejt do të ndjeken nga drejtësia dhe do të përfundojnë prapa grilave.

#DrejtësiperAstritin “