Laura Hasani, fotoreportere e gazetës "Zëri". Foto: Kallxo.com

Fotoreporterja Rrëfen Kërcënimet që Mori në Veri të Mitrovicës

Hasani rrëfen për emisionin ‘Jeta në Kosovë’ se gjatë kohës kur po raportonte mbi ndërtimin e murit afër urës së Ibrit në Mitrovicën e Veriut disa persona të panjohur serb i janë afruar dhe e kanë kanosur.

“I shoh që ishin disa serbë lokalë, tre prej të cilëve ishin të dehur, e ndjeja erën e alkoolit kur u afruan. Ata filluan me qeshë, me shajt edhe unë u afrova. Ata u afrun filluan me folë serbisht edhe me shajtë, thonin në gjuhën serbe ‘Znam da si šiptarka’[ e di që je shqiptare]”, thotë Hasani.

Sipas saj , pjesëtarët e Policisë së Kosovës që kanë qenë të pranishëm nuk kanë reaguar ndaj këtyre provokimeve dhe kërcënimeve.

“Policët kanë qenë, Policia e Kosovës, ata kanë qenë serb të MUP-it të Serbisë sa e di unë, ata kanë pa, ata nuk kanë reagu aspak, konfrontimi ka qenë diku 10 minuta”, tha Hasani.

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’, këtë të enjte i dedikohet sigurisë së gazetarëve ku mund të ndiqni rrëfime të ndryshme të gazetarëve të kërcënuar dhe përgjigjen e institucioneve ndaj këtyre rasteve.

Deklaratën e Laura Hasanit mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

https://youtu.be/MTNeBDoeRhg?t=23m38s