Gështenjat - Foto: Rtv21

Fotolajm: Çmimi i gështenjave i afrohet mishit të lopës

Çmimi i gështenjave ka shënuar ngritje të ndjeshme në tregun kosovar.

Lexues të KALLXO.com kanë dërguar fotografi nga marketet ku shiten këto pemë dhe kanë treguar se çmimi i tyre ka kaluar shifrën 5 euro.

Në ndërkohë kilogrami i mishit të gjedhit në tregun vendor sillet rreth 6 ose 7 euro, përderisa çmimi i pulës dhe peshkut është më i lirë.

Pemët tjera si mollat kanë çmimet 50 ose 60 cent.