Fotografitë e para të Shpend Ahmetit si kryetar partie

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, prej sot ka për të drejtuar edhe diçka tjetër.

Në një kuvend të partisë të mbajtur pa praninë e mediave, Ahmeti është zgjedhur Kryetar i Partisë Social Demokrate.

Lajmi për zgjedhjen e tij erdhi befasishëm, meqë njoftimi paraprak i partisë ishte që Kuvendi do të mbahej në orën 17.

Më vonë u kuptua që për orën 17 është caktuar një pjesë e fjalimeve ceremoniale, përfshirë edhe atë të kryetarit të ri të partisë.

Më poshtë mund t’i gjeni disa fotografi nga ceremonia e pas zgjedhjes së kryetarit të PSD-së.