Rruga B - Muharrem Fejza - Prishtinë - 27 mars 2019

Fotografitë e krimit mjedisor në Prishtinë

Fotografi të shkrepura nga qytetarët dhe gazetarët e KALLXO.com, tregojnë se shumë lagje të Prishtinës janë mbuluar nga mbeturinat.

Mbeturina të hedhura në hapësira të gjelbëruara, mbeturina të hedhura jashtë kontejnerëve janë fotografuar në javën që po e lëmë pas.

Kjo i jep një pamje të shëmtuar kryeqytetit. Përveç pamjes së shëmtuar këto mbeturina të hedhura kudo, vend e pa vend paraqesin edhe rrezik për shëndetin e qytetarëve, pasi që krijojnë ndotje në ambient.

Lidhur me bërllokun në kryeqytet dhe planet për ta menaxhuar,  komuna e Prishtinës nuk ka ofruar përgjigje për KALLXO.com.

Ditë më parë gazetarja Deborah Huso shkroi një artikull për BBC-në, pas vizitës dy ditore të saj në Prishtinë, ku ngriti pyetjen  se a është Prishtina kryeqyteti më i shëmtuar në botë sa i përket ndërtesave dhe arkitekturës, ndërsa bërlloku në anën tjetër është një problem tjetër që po vazhdon ta shëmtojë kryeqytetin.

Kurse KALLXO.com ju sjell fotot e bërllokut të bëra gjatë kësaj jave në pjesë të ndryshme të Prishtinës.

 

Mati 1 – Prishtinë – 27 mars 2019

 

Mbeturinat në afërsi të QKUK-së – Prishtinë – 28 mars 2019

 

Bregu i Diellit – Prishtinë – 26 mars 2019

 

Mbeturinat te ‘Qafa’ – Prishtinë – 25 mars 2019

 

Mbeturinat te ‘Qafa’ – Prishtinë – 25 mars 2019

 

Mbeturinat te ‘Qafa’ – Prishtinë – 25 mars 2019

 

Rruga B – Muharrem Fejza – Prishtinë – 27 mars 2019

 

Rruga B – Muharrem Fejza – Prishtinë – 27 mars 2019

 

Rruga B – Muharrem Fejza – Prishtinë – 27 mars 2019

 

Kalabri – Prishtinë – 27 mars 2019

 

Kalabri – Prishtinë – 27 mars 2019

 

Kalabri – Prishtinë – 27 mars 2019

 

Kalabri – Prishtinë – 27 mars 2019

 

Kalabri – Prishtinë  27 mars 2019