Fotografia që e publikoi Flora Brovina gjendet e publikuar në faqe të huaja online
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës ka publikuar sot një foto të cilën shihet një grua teksa dhunohet nga disa ushtarë.
Deputetja Flora Brovina këtë fotografi e ka prezantuar si dëshmi të dhunimit të grave gjatë luftës në Kosovë.
Megjithatë, në një kërkim në Google, e njëjta fotografi paraqitet online, madje me një faqe me përmbajtje pornografike.
Fotografia e indeksuar nga Google, del të jetë ngarkuar në një faqe online që kryesisht ka përmbajtje pornografike . Mirëpo ajo gjendet edhe në disa faqe të tjera ku përshkruhet si krim që ushtarët amerikanë kanë bërë ndaj grave irakiane.
Si dhe, fotografia del si rezultat i kërkimit me fjalët kryesore ‘Iraq’, dhe ‘Nude’, ‘Girls’.
KALLXO.com ka provuar të marrë koment lidhur me këtë nga Flora Brovina por e njëjta nuk i është përgjigjur mesazheve.
Publikimi i fotografisë sot nga kjo deputete u kritikua ashpër nga deputete aktiviste, e shoqata të ndryshme.
Ndërkaq, Prokuroria Speciale tha se do të nis hetime në bazë të kësaj fotografie dhe do të marrë në pyetje deputeten për këto dëshmi.