Fotografi skandaloze nga Bellanica

Përderisa në të gjithë Kosovën po zhvillohet aksioni i pastrimit të përgjithshëm, një qytet i Kosovës po përballet me një situatë të palakmueshme të mbeturinave.

KALLXO.com ka siguruar fotografi që tregojnë sasi të madhe mbeturinash në fshatin Bellanicë të Malishevës.

Deponia ilegale e mbeturinave gjendet në një pjesë të quajtur Mrizë.

Ndërkaq mbeturinat kanë mbuluar edhe pjesën e rrjedhës së lumit Mirusha.