(FOTOGALERI) Studentët protestojnë për heqjen e vizave

Një grup studentësh të Universitetit të Prishtinës janë mbledhur në protestë për të kërkuar liberalizim të vizave.

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka filluar marshin protestues nga Fakulteti Filozofik për tek Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë për të kërkuar heqjen e regjimit të vizave që po ia pamundëson kosovarëve lëvizjen e lirë në Europë.

10 vjet pas pavarësisë së Kosovës, Kosova ende se ka marrë dritën e gjelbër për liberalizim të vizave megjithëse thuhet se janë plotësuar kriteret e parapara.

Nga ana e BE-së është përmendur viti 2020 si më realisti për arritjen e liberalizimit.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës ditë më parë kishte deklaruar se beson që liberalizimi do të ndodhë sivjet.

https://kallxo.com/haradinaj-liberalizimi-i-vizave-para-vitit-te-ri/