Fotogaleri: 'Rruga' e Gjuriqit nën Pranga Drejt Prishtinës

Pasi hyri pa lejen e autoriteteve të Kosovës në Veri të Mitrovicës, Marko Gjuriq u arrestua dhe nën përcjelljen e autoblindave të Njësisë Speciale u soll në Prishtinë, në stacionin qendër.

Pas pak minutave, u mor vendim që Gjuriq të deportohet në Serbi nga pika kufitare në Merdare.

Fotoreporteri i KALLXO.com, Atdhe Mulla, ka sjellë fotografi nga sjellja e Gjuriqit në stacionin qendër të Prishtinës nën masa të rrepta të sigurisë.