Fotogaleri: Mes Futbollit të Kosovës dhe Shqipërisë

Ndeshja e parë garuese ndërkombëtare, goli parë në gara ndërkombëtare dhe pika e parë e fituar në gara ndërkombëtare.

Kosova luajti në Turku të Finlandës në ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror Rusia 2018 dhe me lojën e treguar i kënaqi shikuesit.

Në Prishtinë, nga ana tjetër, sheshi kryesor ishte shumëngjyrësh. Tifozët nga Prishtina kanë dalë në shesh për ta shikuar ndeshjen ndërmjet Finlandës dhe Kosovës dhe tjetrën ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë, ndeshje të cilat luheshin në të njëjtin termin.

Fotoreporterja e KALLXO.com Fioralba Kryemadhi ka qenë në shesh dhe ka sjellë disa fotografi që tregojnë atmosferën në Prishtinë.

IMG_4092 IMG_4104 IMG_4106 IMG_4112 IMG_4121 IMG_4156 IMG_4186 IMG_4202 IMG_4206