Fotogaleri: Pamje përrallore bora mbulon Rugovën

Malet e Rugovës kanë filluar të mbulohen nga bora.

Qytetarët kanë dërguar fotografi në redaksinë e KALLXO.com ku shihen malet e fshatit Bogë të mubluara nga bora.

Në malet e Rugovës në 1.400 metra lartësi mbidetare, fshati i Bogës është një prej vendeve më të bukura në Kosovë për të shijuar borën.