FOTOGALERI: Mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Nënë Tereza’

Besimtarët katolikë të Kosovës, por edhe anëtarë të organizatave të huaja që veprojnë në Kosovë kanë festuar lindjen e Krishtit.

Ceremonia kryesore është zhvilluar në katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Drejtues të Kishës katolike kanë bërë thirrje për paqe e dialog.

Në pritjen solemne, ipeshkvi imzot Dodë Gjergji bëri thirrje për dialog pasi, sipas tij, ai është parakusht i paqes, pajtimit dhe të mirës së përbashkët.

“Askush nuk duhet të ndihet i lodhur nga dialogu dhe askush nuk duhet të keqpërdorë apo mohojë nevojën për të”, tha Dodë Gjergji.

Po ashtu, imzot Dodë Gjergji u ka bërë thirrje popujve të Europës që të jenë më të drejtë dhe të kenë më shumë besim te shqiptarët.

“Ne, nuk na befason padrejtësia, sepse jemi të mësuar më të, në të kaluarën. Ne, sot shpresojmë në drejtësi dhe barazi,në mesin e popujve. Mbi gjitha, popujt e Europës, nuk duhet ta shohin popullin tim si rrezik, por si trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të qytetërimit të vet”, ka thënë ai.

https://kallxo.com/ne-pritjen-solemne-per-krishtlindje-behet-thirrje-per-dialog/

Ndërsa, krerët e institucioneve të Kosovës pasi kanë lavdëruar harmoninë ndërfetare të popullit të Kosovës kanë uruar të gjithë besimtarët katolikë dhe protestantë për festën e Krishtlindjes.

https://kallxo.com/kreret-e-shtetit-urojne-per-kershendellat/

Krishtlindja është festë që festohet për çdo vit në natën mes 24 dhe 25 dhjetorit dhe gjatë gjithë ditës së 25 dhjetorit.