FOTOGALERI - Erdhi Rita...

Ylli i muzikës pop, Rita Ora ka ardhur sërish në Kosovë.

Kësaj radhe jo për të mbajtur ndonjë koncert, por për një mision humanitar në vendlindjen e saj.

Këngëtarja tash e dy ditë po qëndron në Kosovë në kuadër të një bashkëpunimi me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë UNICEF.

Të mërkurën Ora bëri një paraqitje të shkurtër publike në ngjarjen vjetore të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë “Activate Talks”, që u mbajt në Amfiteatrin e Bibliotekës së Universitetit të Prishtinës.

Foto: Atdhe Mulla

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, shtoi se gjatë këtyre dy ditëve sa po qëndron në Kosovë është njoftuar për së afërmi me familjet kosovare dhe të rinjtë e vendit.

“Jam që dy ditë në Kosovë, kemi bërë një rrugëtim të mrekullueshëm me UNICEF. Kam kaluar një kohë të mrekullueshme me rininë e Kosovës, kam mësuar shumë. Jam njoftuar për së afërmi me jetën e të rinjve dhe familjeve në Kosovë”, tha ajo.

Foto: Atdhe Mulla

Ora përsëriti se është e lumtur dhe krenare që është nga Kosova.

“Jam shumë e kënaqur me punën e ‘Up Shift’ të UNICEF-it që po bëhet këtu. Jam shumë e nderuar që jam këtu dhe që kam takuar kaq shumë heronj. Jam shumë krenare që jam nga këtu”, shtoi ajo.

Rita Ora është shpallur ambasadore e Republikës së Kosovës.

Këngëtarja para kësaj here, e vizitoi Kosovën me 17 shkurt 2018, në 10 vjetorin e pavarësisë, ku mbajti edhe një koncert madhështor në Prishtinë.

Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla