Largimi i barrikadave nga Policia në Zubin Potok, Foto: Kallxo.com

FOTOGALERI: Aksioni i Policisë së Kosovës në Zubin Potok

Për të parandaluar aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës, serbët kishin vendosur barrikada në veri të vendit.

Bëhet fjalë për disa barrikada të vendosura në rrugë në Zubin Potok.

Në fotografitë e realizuara nga ekipi i KALLXO.com në veri të vendit, shihet se Policia e Kosovës i  ka larguar barrikadat e vendosura nga serbët  në atë pjesë.

Policia e Kosovës në një aksion i cili ka filluar mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës, ka arrestuar  disa persona nën dyshimin për krim të organizuar dhe kontrabandë.

Gjatë aksionit, deri më tani mësohet se 2 pjesëtarë të PK-së janë plagosur.

Një zyrtar Policisë është plagosur me armë zjarri dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime gjatë aksionit të sotëm në veri të vendit. Gjatë aksionit janë arrestuar disa zyrtarë policorë të dyshuar për përfshirje në veprime ilegale.

KALLXO.com ka raportuar edhe gjatë muajve të kaluar se në këtë pjesë të vendit bëhët kontrabandë me mallra serbe.