(FOTO) Vetura zyrtare në deti

Një veturë zyrtare e Kosovës është parë në bregdetin shqiptar gjatë ditës së sotme.

KALLXO.com ka siguruar fotografi të veturës me targa 3Z të parkuar në këtë vend turistik.

Më saktësisht fotografitë janë realizuar në Lagunën e Patokut në Shqipëri.

Deri më tani nuk dihet arsyeja e udhëtimit ndërsa vizitë zyrtare nuk është paralajmëruar për këtë vend.

Kujtojmë që sot (më 29 prill), është ditë pushimi zyrtare për nder të Pashkëve Ortodoksë.