(FOTO) Vetura e Policisë goditet me gurë në Veri

Përveç të plagosurve dhe të lënduarve, në aksionin e Policisë së Kosovës sot pati edhe dëme materiale.

Një veturë e Policisë është goditur me gur duke u dëmtuar pak në pjesën e sipërme.

Operacioni policor i nisur sot në orët e hershme të mëngjesit në pjesën veriore të Kosovës është shpërndarë edhe në jug të Mitrovicës.

KALLXO.com mëson se cak i këtij aksioni janë rrjetet e kontrabandës së mallrave nga Serbia për në Kosovë.

Janë realizuar disa bastisje në disa lokacione.

Një pjesëtar i Policisë është plagosur me armë zjarri gjatë aksionit të sotëm në veri të vendit kundër kontrabandës.

KALLXO.com merr vesh se polici është plagosur lehtë dhe se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.