Vrasja në Smolicë - Foto: KALLXO.com

FOTO: Vendi ku ndodhi vrasja e sotme në Smolicë të Gjakovës

Ekipet që po e hetojnë rastin e vrasjes së H.A., i lindur më 1957, vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes.

61-vjeçari ka mbetur i vdekur nga shpërthimi i eksplozivit të vendosur në derën e oborrit të shtëpisë së tij.

Gjurmët e shpërthimit janë aty, në derën e oborrit të viktimës.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 8:00 në Smolicë të Gjakovës.

Menjëherë pasi ka marrë informacionin, Policia e Gjakovës ka dalë në vendin e ngjarjes.

Aty Policia ka gjetur trupin e pajetë të H.A., i lindur më 1957.

https://kallxo.com/policia-jep-detaje-per-vrasjen-e-sotme-ne-smolice-te-gjakoves/

Po ashtu, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i Prokurorisë së Gjakovës, i drejtuar nga kryeprokurori Ali Selimaj.

Prokurori Armend Zenelaj tha për KALLXO.com se nuk ka ndonjë të dyshuar për rastin e vrasjes.

Trupi i pajetë i viktimës, sipas Zenelajt, është dërguar për obduksion në Prishtinë.

https://kallxo.com/prokuroria-e-gjakoves-viktima-u-vra-nga-eksplozivi-i-vendosur-ne-dere-te-shtepise/

Gazetarja e KALLXO.com është në Smolicë, në vendin ku ka ndodhur rasti tragjik.

Nga atje ka dërguar fotot e mëposhtme: