Bomba në oborrin e pjesëtarit të FSK-së - Foto: KALLXO.com

Foto të bombës së vendosur në oborrin e pjesëtarit të FSK-së në veri

Një mjet shpërthyes është vendosur mbrëmë në oborrin e shtëpisë së një pjesëtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.

Mjeti shpërthyes është mënjanuar pa problem nga Policia e Kosovës.

Incidentin e ka konfirmuar sot gjatë ditës zëdhënësi i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ibrahim Shala.

Në një prononcim për KALLXO.com, Shala tha se mjeti shpërthyes është vendosur në shtëpinë e një pjesëtari të FSK-së nga komuniteti boshnjak.

Sipas tij, askush nuk është dëmtuar në këtë incident.

Ndërkohë, KALLXO.com ka siguruar fotografi në të cilat shihet mjeti shpërthyes.

Sipas fotografive, mjeti shpërthyes është lidhur në një pemë me një ngjitës.

Këto janë fotot që ka siguruar KALLXO.com nga vendi i ngjarjes.

 

 

Ndërkohë që po hetohet nga organet kompetente, ky nuk është rasti i parë i drejtuar kundër pjesëtarëve të FSK-së që jetojnë në veri të Kosovës.

Muajve të fundit janë shpeshtuar sulmet dhe aksionet e frikësimit të pjesëtarëve të FSK-së, sidomos të atyre të komunitetit serb, në veri të Kosovës.

https://kallxo.com/mesazhe-kercenuese-ndaj-pjesetareve-serbe-te-fsk-se-ne-zubin-potok/

Kundër pjesëtarëve të FSK-së nga komunitetet pakicë në veri të vendit janë ndërmarrë veprime të ndryshme kriminale.

https://kallxo.com/digjet-vetura-e-pjesetarit-te-fsk-se-ne-zubin-potok/

Për këtë arsye, FSK kishte kërkuar nga Policia dhe KFOR-i t’u sigurohet siguria pjesëtarëve të saj.

https://kallxo.com/fsk-kerkon-nga-policia-dhe-kfor-i-siguri-per-pjesetaret-e-saj/

www.kallxo.com